1191 raste në 2022/ Pse kaq shumë dhunë ndaj grave në Maqedoninë e Veriut
Shumë dhunë ndaj grave në Maqedoninë e Veriut. Nëntë vrasje, 26 plagosje të rënda, 675 lëndime trupore, 389 raste të rrezikimit të sigurisë, 15 detyrime me forcë si dhe tre rrëmbime, ose gjithsej 1 mijë e 117 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, kanë ndodhur brenda territorit të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2022.
Këto janë të dhëna të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sipas së cilës numri më i madh i veprave penale lidhur me dhunën në familje është regjistruar në rajonin e Shkupit me gjithsej 279, pas të cilit radhitet rajoni i Manastirit me 203 vepra penale.
Ndërkaq, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 191 viktima të dhunës në familje. Ndër to, numrin më të madh e përbëjnë gratë, përkatësisht 942, gjysma prej të cilave janë të regjistruara si bashkëshorte në bashkësi familjare. Por, ka edhe rreth 120 gra viktima të dhunës në familje në bashkësi jashtëmartesore.
Në një seri dhune nuk janë kursyer as fëmijët dhe prindërit. Autoritetet kanë regjistruar 44 vajza dhe 58 djem, si viktima, por edhe 100 nëna dhe 86 baballarë.
Numri më i madh i kryerësve të veprave penale të dhunës në familje janë burra, përkatësisht 1 mijë e 61. Rreth gjysma e tyre janë bashkëshortë. Por, si kryerës janë regjistruar edhe bijtë, në 171 raste. Në regjistra janë përfshirë edhe rreth 50 ish-bashkëshortë si kryerës të veprave penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje.
Si viktima në vitin 2022 paraqiten edhe burrat në 249 raste. Prej tyre, 25 kanë qenë në bashkësi bashkëshortore, ndërsa tre janë regjistruar si pjesë e bashkësisë jashtëmartesore.
Por, më shqetësues janë numrat kur bëhet fjalë për përdhunime dhe sulme seksuale. Në tre muajt e parë të vitit të kaluar janë regjistruar dy përdhunime ku viktimat ishin gra të moshës madhore. Janë regjistruar pesë sulme seksuale ndaj fëmijëve, përkatësisht personave që nuk kanë mbushur 14 vjet.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve