12 të përfshirë në sherrin me armë, grushta e sende të forta/ Emrat dhe detajet

2 Janar 2025 | 10:43

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës. Një sherr që dyshohet se ka lindur për shkak të një borxhi ka degjeneruar në të shtëna me armë zjarri dhe goditje me grushta e sende të forta.

Policia deri tani ka identifikuar 12 persona të përfshirë në ngjarje, nga të cilet dy kanë mbetur të demtuar me sende të forta. Këta të fundit janë vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilet kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Sarandës.

Mes personave të përfshirë në konflikt rezultojnë të jenë dhe 4 efektivë policie, të gjithe me mbiemër Sulejmani, 3 prej të cilëve vëllezër. Ndër te dyshuarit, tashmë i identifikuar rezulton dhe një ish-efektiv policie.

Deri tani në Komisariatin e Sarandës janë dorëzuar vullnetarisht 3 persona, përveç dy të dëmtuarëve që ishin shoqëruar më heret, ndërkohë që hetimet vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Në vendngjarje policia ka gjetur gëzhoja plumbash pistolete si dhe automjete të dëmtuara.

Aktualisht po kryhen kontrolle për shoqerimin e personave të dyshuar ndërkohe që po shikohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026