13 vite për të marrë pasaportën e Kosovës, shqiptarja tregon vështirësitë

28 Dhjetor 2021 | 08:34

“U çlirova, m’u hapën disa dyer që deri dje ishin mbyllur”.

Kështu e ka përjetuar Edlira Qefalia nga Tirana marrjen e nënshtetësisë kosovare.

Ajo jeton prej 16 vitesh në Prishtinë, por pasaportën e Kosovës e ka marrë vetëm para 3 vitesh. Fillimisht i është dashur kohë për njohjen e dokumenteve të martesës, procedura që i kishte kryer në Suedi.

“Ne jemi të martuar në Suedi, pra pati procedura e veta burokratike edhe ajo pjesë”, tregoi Edlira Qefalia.

Më pas nisi përpjekjet për t’u pajisur me leje qëndrimi.

“Leje qëndrimi, kërkonte ose të ishte e martuar ose me kontratë pune. Unë isha e martuar dhe e zgjidha, por persona shumë afër meje që ishin të martuar me njerëz të Shqipërisë, u thoshin nuk e merr dot kontratën e punës pa leje qëndrimi dhe nuk e merr dot lejen e qëndrimit pa kontratë pune”, tregoi ajo.

Ndërsa vitet kalonin në pritje të dokumenteve, vështirësitë me të cilat përballej prej mungesës së tyre ishin të shumta.

“Nuk punoja dot aty ku doja, në administratë apo në një institucion”, tha ajo më tej.

Pasi arriti të merrte pasaportën kosovare, Edlirës iu zgjidh një tjetër problem, ai i pronës.

“Ligji i pronësisë se Kosovës deri vonë nuk e ka lejuar pronësinë tek shtetasit e huaj, kjo ishte shumë e dhimbshme për mua”, tha znj. Qefalia.

Si shumë shqiptarë që jetojnë në Kosovë, ajo pret që këto procedura të lehtësohen sa më shpejt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022