14-vjeçarja e vrarë në RMV me prindër të divorcuar, e ëma sa kishte shitur një pronë
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi tregoi kronologjinë e vrasjeve që kanë tronditur Maqedoninë e Veriut në një hark kohor prej dy javësh.
Ajo tha se 74-vjeçari u vra për një borxh prej 500 eurosh dhe makina e tij u përdor për të rrëmbyer më pas 14-vjeçaren e cila u vra 2 orë e gjysmë pas rrëmbimit. Ende nuk është e qartë se çfarë shkoi keq që vrasja ndodhi pa kërkuar fillimisht paratë.
E mitura u rrëmbye për të zhvatur para. Mësohet se prindërit e vajzës ishin të divorcuar dhe babai ju dha informacion rrëmbyesve për momentin kur e bija do dilte pa shoqëruar.
Mamaja e vajzës kishte shitur një pronë dhe duke ditur këtë, ish-partneri i saj organizoi rrëmbimin e të bijës në mënyrë që t’i merrte paratë.
Të dyja rrëmbimet dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.
Koka e grupit është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Serbi. Ai është Lupço Palevski, një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë