English

“14-vjeçarja me trauma nga raporti seksual me burrin 20 vite më të madh”-Psikologia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Psikologia Esenka Qirici ishte mëngjesin e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians” ku foli për rastin e 34-vjeçarit në Divjakë, i cili u arrestua pasi kishte marrëdhënie intime me një 14-vjeçare, me të cilën madje kishte bërë edhe dasmë.

- Advertisement -

Psikologia tha se vajza 14-vjeçare mund të ketë trauma nga raporti seksual që ajo ka pasur me 34-vjeçarin, trauma të cilat shpesh lënë gratë të pazhvilluara.

“Një nga vështirësitë që ne shikojmë te gratë sot, është pikërisht traumat që ato pësojnë në marrëdhëniet e hershme intime.

Mendoj se është një nga faktorët kryesor që sot gratë mund të vuajnë edhe nga vështirësi të natyrave të ndryshme, sepse marrëdhëniet e hershme seksuale, sidomos në një hapësirë kaq të madhe moshore shkaktojnë trauma te vajzat dhe te gratë. Është pikërisht kjo arsyeja që ato i lë të pazhvilluara”,-tha psikologia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?