140 mijë më pak të punësuar në bujqësi në dy vitet e fundit, thotë eksperti
“Në dy vitet e fundit, të punësuarit në sektorin e bujqësisë, kanë pësuar një ulje nga 200 mijë në 60 mijë”. Kështu deklaroi Kujtim Hoxha, eksperti i sigurimeve shoqërore për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Ai nënvizoi se gjatë këtyre viteve ka pasur edhe një ulje të kontribuuesve dhe kjo ka ndikuar në skemën e pensioneve.
“Raporti mes kontribuues-përfitues për pensionet ka qenë 5 me 1. Aktualisht është 1 me 1.1”, tha ai.
Z. Hoxha tregoi se një grua del në pension në moshën 61 vjet e 4 muaj dhe do të vazhdojë kështu deri sa të mbushë moshën 65 vjeç.
“Do të rritet edhe për meshkujt nga dy muaj dhe 2 dy muaj derisa të plotësohet mosha 67 vjeç”, tha ai.
Ndërsa, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi tha se në të ardhmen do të kemi një rritje të numrit të pensionistëve dhe ulje të kontribuuesve.
Znj. Kortoçi shtoi se duhet të ndërhyhet për të ndryshuar skemën e pensioneve për të ardhmen, pasi deri më tani janë bërë vetëm arnime.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës