Kosova mori masa më aktive se Shqipëria për rritjen e çmimeve, thotë eksperti

13 Prill 2022 | 09:13

Masat që ka marrë qeveria e Kosovës për rritjen e çmimeve janë më aktive dhe më të gjera se masat e Shqipërisë.

Kështu u shpreh në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania eksperti i ekonomisë Selami Xhepa.

“Paketa e Kosovës është shumë aktive ku masa e mbështetjes është shumë e gjerë sepse përfshin edhe të punësuarit në sektorin privat, të gjithë kategoritë e pensionistëve, të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe studentët”, tha ai.

Qeveria shqiptare ka 120 milionë euro rritje të të ardhurave në buxhet për shkak të TVSH-së, që janë jashtë parashikimit.

Xhepa tha se qeveria duhet t’ua shpërndajë këto qytetarëve.

“Një pjesë e këtyre të ardhurave, të paktën, mund të përdoren te shtresa në nevojë. Disa shtete kanë pezulluar TVSH-në, por në këtë rast TVSH-ja mund të grumbullohet e të shpërndahet”, tha Xhepa.

Xhepa tha se edhe kur lufta të përfundojë, në Shqipëri çmimet do të vijojnë të rriten.

Ndërsa Safet Gerxhaliu, njohës i çështjeve ekonomike në Kosovë tha se masat e Qeverisë Kurti janë të vonuara, por të mirëpritura.

“Inflacioni në Kosovë në mars të vitit 2022 ka arritur 10% ku çdo masë për të ndihmuar qytetarët duhet mirëpritur e cila është e vonuar por ky është një realitet që ballafaqohet Kosova dhe një pjesë dërrmuese e qytetarëve janë të kënaqur nga kjo ndarje edhe pse në Kosovë nuk mund të flitet për vendimet ekonomike”, u shpreh Gerxhalliu.

Gerxhalliu tha se duhet, megjithatë, të ketë një qasje më aktive dhe masa ekonomike më afatgjata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026