“16 vite me të njëjtin celular të lashtë,” Tupja: Jam besnik në dashuri dhe…
Profesori Edmond Tupja ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” për të folur rreth librit më të fundit të përkthyer prej tij, librin “Macja” të shkrimtares franceze Gabielle Colette.
Ndër të tjera, ai tha se duhet të lexojmë sa më shumë libra, pavarësisht se si lexojmë, libër fizik apo elektronik, rëndësi ka që të lexojmë.
Profesori tha se ai vetë lexon libra fizikë, pasi telefoni që ai ka është një telefon që ka marrë para 16 vitesh dhe nuk ka as Whatsapp, as Facebook as Instagram, por vetëm një adresë e-mail dhe një telefon të lashtë.
“Pavarësisht se si lexojmë, në letër apo në ekran, duhet lexuar. Mund të merrni atë tabletën, nëse quhet kështu, se unë kam një celular të lashtë. Kam 16 vite me këtë celular. Unë nuk jam as në Facebook as në Instagram; kam Skype; kam edhe një adresë e-mail. Pra kam një adresë elektronike dhe një celular 16-vjeçar. Në dashuri, në lexime dhe në telefon jam besnik”,-tha Edmond Tupja për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së