“17-vjeçari u plagos në klasë në prani të mësueseve”, gazetarja zbulon shkakun
Gazetarja dhe psikologia, Laureta Roshi ishte këtë të premte e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “People” në Euronews Albania ku ka treguar më tepër detaje rreth ngjarjes së rëndë ku një 17-vjeçarnë Fier u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Sipas saj ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e klasës ku të dy 17-vjeçarët vazhdonin studimet, ndërsa të pranishme ishin edhe dy mësuese të cilat ndërhynë.
“Nuk është një konflikt i nisur mbrëmjen e kaluar. Ata janë të dy nxënës të të njëjtës klasë. Ka pasur një shkak për këtë që u ka shpëtuar syrit të mësuesve dhe drejtuesve. Ngjarja e sotme në orën 8:00 të mëngjesit, brenda në mjediset e shkollës e në prani të dy mësueseve që kanë ndërhyrë ka tronditur më shumë se dy veta”,-tha ajo.
Roshi tha se sipas informacioneve nga nxënës të tjerë, konflikti ka nisur për shkak të komenteve bullizuese të bëra ndaj autorit të ngjarjes.
“Ky konflikt sipas adoleshentëve që kam takuar në spital, ka nisur për komentet që janë bërë për foton e klasës. Ata janë nxënës të një klase. Shoqëria e personit të dëmtuar ishte në dijeni të këtij konflikti dhe ishin të tronditur që bullizimi ndaj autorit gjeneroi në këtë vepër të rëndë”,-tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen