1800 votues nga Athina në Himarë! Gazetari Enriko Gaba sjell detajet nga Potami

13 Maj 2023 | 20:46

Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gaba raportoi në emisionin Review se në shtabin e kandidatit të “Bashkë fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri ka pllakosur heshtja pas arrestimit dhe lënies së tij në burg për shitblerje votash.

Ai tregoi se në Potam, rreth 2 km larg Himarës pritet të vijnë rreth 1800 votues nga Athina për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor të së dielës.

“Ka pllakosur heshtja në shtabin e Belerit të cilët kanë ndaluar çdo komunikim me mediat. 2 km nga Himara, në Potam pritet të vijnë rreth 1800 votues nga Athina. Të gjithë ata që kanë emrin në fletët e votimit janë nisur me automjete personale, jo siç ka ndodhur herët e shkuara që kanë ardhur me autobus. Beleri pak ditë më parë ka pasur në takim në Athinë. Nga ana tjetër është edhe kandidati Jorgo Goro ndaj numri i të ardhurve nga Greqia pritet të jetë më i madh”, tha gazetari Gaba.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026