19 fëmijë të vdekur gjatë 5 muajve në Shkup, mjekët akuzohen për neglizhencë
Në Klinikën pediatrike në Shkup në 5 muajt e fundit kanë humbur jetën 19 fëmijë. Vetëm përgjatë muajve tetor dhe nëntor u ndanë nga jeta 2 prej tyre. Ndërkohë një javë më parë, në këtë klinikë humbi jetën edhe një foshnje 7 muajshe. Babai i foshnjës denoncon faktin se mjekët u treguan neglizhentë dhe nuk i dhanë ndihmën e parë fëmijës.
“Më shumë më dhemb shpirti se të hënën fëmija nuk u pranua në Klinikën e fëmijëve. Sigurisht do të ishte gjallë ne qoftë se do e kishin trajtuar në kohë. Me dërgonin nga një klinikë në një klinikë tjetër dhe në fund më dërguan në shtëpi. Kur e dërgova fëmijën me skuqje dhe temperature, skishte më kohë. Unë kërkoja përgjigje se çfarë diagnoze kishte”, tha Vllatko Tërpkovski, prindi i një fëmije.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i doli në mbrojtje drejtorit të Klinikës për fëmijë. Sipas tij, vendimet nuk duhet të merren në mënyrë emocionale.
“Janë në evoluim disa drejtorë. Kështu që nuk na duhen emocione por do të vendosim në bazë pragmatike. Aty ku drejtorët nuk funksionojnë si duhet gjithsesi se disa drejtorë edhe mund të ndërrohen”, tha Arben Taravari, Ministri i Shëndetësisë në RMV.
Inspektorati shëndetësor ka kryer kontrolle se si është trajtuar foshnja shtatë muajshe. Inspektorët kanë konstatuar se ka pasur neglizhencë nga mjekët. Për këtë arsye ata janë gjobitur bashkë më drejtuesin e klinikës. Po ashtu kontrollet nxorrën në pah se fëmijët në klinikën pediatrike kontrollohen nga specializantët dhe jo nga mjekët specialist.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve