Gazetari: Pse opozita në Kosovë nuk ka legjitimitet të kundërshtojë asociacionin
Gazetari Kosovë Gjoci në një lidhje direkte për Euronews Albania tha se opozita e Kosovës, LDK dhe PDK pavarësisht se tani po e kundërshtojnë marrëveshjen mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, nuk kanë legjitimet për ta bërë këtë, pasi ato vetë kanë nënshkruar marrëveshjet.
Sipas tij opozita ka të drejtë të jetë kritike vetëm për faktin se ai vetë ka qenë gjithnjë shumë kundër asociacionit dhe sepse ai ka shkelur premtimet e tij.
“Opozita në këtë rast LDK dhe PDK nuk kanë shumë legjitimitet që të kundërshtojnë çështjen e asociacionit sidomos, meqë janë edhe ato dy parti që i kanë nënshkruar marrëveshjet qoftë në 2013 qoftë në 2015, por deri diku kanë një të drejtë që të jenë kritik ndaj zotit Kurti. Pasi qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë kundër asociacionit dhe e ka përsëritur shumë herë që nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, pa qenë njohja reciproke në qendër.
Tani sipas dy partive opozitare nuk njohja në qendër por asociacioni dhe zoti Kurti i ka shkelur të gjitha premtimet e tij rreth këtyre çështjeve. Ndaj në këtë aspekt ndoshta kanë të drejtë që të jenë kritik sa i përket tërheqjes së Kurtit për kushtet që ai kishte, por jo edhe për çështjen e asociacionit që zoti Kurti e ka gjetur aty”,-tha për Euronews Albania gazetari Kosovë Gjeçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- U paraqit për herë të tretë në SPAK, ish-komandanti i forcave detare tregon arsyen
- Kallëzoi Sali Berishën/ Taulant Balla thirret në GJKKO, gazetari sjell detaje
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)