“Do iki unë, ti do më zëvendësosh”-amaneti i Mirush Kabashit, flet e bija
Mendi Kabashi vajza e Mirush Kabashit që ndërroi jetë më 5 dhjetor ka dhënë një intervistë për emisionin “Profil” në Euronews Albania.
Ajo theksoi se jeta e Mirush Kabashit ka qenë mes skenës dhe familjes duke shtuar se pasuria më e madhe që u ka lënë pas ka qenë familja.
Gjithashtu ajo tregoi dhe amanetin e fundit që i ka lënë i ati, që të filloj rrugën në pasionin e saj, artin.
“Luftoi shumë deri në fund, luftonte për ne, për publikun. Skena ishte jeta e tij. Nuk ishte vetëm profesion por pjesa e jetës. Gjatë gjithë kohës ishte duke përsëritur tekstet, ishte shumë i apasionuar pas kësaj. Publiku ishte familja e tij e madhe. U jam shumë mirënjohëse të gjithëve që e kanë mbështetur. Për ne ai ka lënë pasurinë më të madhe në botë që është emri. Kemi qenë shumë të lidhur. Jeta e tij ndahej midis skenës dhe familjes. Me Mirushin nuk ishim vetëm babë e bij por ishim dhe shokë. Unë kam mësuar shumë nga ai. Mirushi thoshte gjithmonë duhet 99% punë dhe 1% talent.
Pasioni që përkushtohej dhe në gjëra të vogla , që e bëri atë një njeri shumë të madh. Ka qenë gjithmonë krenari e madhe sa herë thosha mbiemrin tim. Ne kuptoheshim pa folur. Unë artin e kam pasur shumë pasion por nuk e çova deri në fund ëndrrën time. Mirushi kishte tjera plane për mua dhe unë nuk doja ta mërzisja. Nuk jam bërë pishman, por kjo s’do të thotë se jam vonë. Deri në momentin e fundit më tha do iki unë por do jesh ti, ti do jesh ajo që do më zevëndësosh”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë