Enrique Inglesias koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”, 5000 bileta të shitura
Muzika latine do të ndezë kryeqytetin këtë të premte. Enrique EIglesias do të mbajë një koncert në sheshin Skëndërbej, por ende nuk dihet se cilët do jenë këngëtarët shqiptarë që do e suportojnë atë në skenë.
Gazetarja e Euronews Albania, Brunilda Cami, ka ndarë disa detaje nga parapërgatitjet e këtij koncerti që do të mbahet këtë të premte në orën 21:00.
“Koncerti është i Enrique Iglesias, por do ketë si gjithmonë këngëtarë shqiptarë suportues, që do i japin mundësinë yllit të muzikës latine që të marrë frymë, sepse do jetë një natë shumë e gjatë. Koncerti është parashikuar të vazhdojë deri në mesnatë. Enrique do të jetë shumicën e kohës në skenë, ku do performojë live hitet e tij.
Ajo që unë kam mësuar është se tashmë janë shitur mbi 5000 bileta, ndërsa pritet që numri i personave që do e ndjekin të arrijë deri në 10.000 persona.
Çmimet e biletave kanë qenë për zonën vip nga 800-1000 euro, për pjesën e mesit çmimet kanë qenë 30-70 euro, ndërsa në pjesën fundore, ku ende kanë mbetur disa bileta, çmimi është 28 mijë lekë të vjetra”,-tha gazetarja Brunilda Cami.
LEXONI GJTIHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër