Eurodeputeti austriak: Cili është gabimi i Kurtit në Veri të Kosovës

21 Korrik 2023 | 23:50

Thomas Waitz, dpeutet austriak i parlamentit europian komentoi situatën në Veri të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ai tha se e kosnideron gabim politik përpjekjen e autoriteteve të Kosovës për tu liruar rrugën e kryetarëve të zgjedhur drejt zyrave të tyre.

“Ishte vazhdim i zhvillimeve që kemi parë muajin apo vitet e fundit tashmë. Ishte përpjekja e autoriteteve të Kosovës për tu liruar rrugën e kryetarëve të zgjedhur drejt zyrave të tyre. Fatkeqësisht, unë e quaj këtë një gabim politik. Komuniteti Ndërkombëtar nuk u njoftua për atë që do ndodhte. Komuniteti serb protestoi kundër dhe për fat të keq, të paktën në këndvështrimin tim, këto protesta të para paqësore u shfrytëzuan nga ish-ushtarakët serbë, të ardhur nga Serbia, dhe ishin të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it; pati ndërhyrje masive dhe shumë ushtarë u lënduan. Kemi pasur prerje këmbësh, sulme shumë brutale ndaj ushtarëve të KFOR-it, cka solli shumë zhvillime politike”- tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026