Mbahet ministeriali i ministrave të Brendshëm të BE në Tiranë

14 Shtator 2023 | 16:36

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në ministerialin e Ministrave të Brendshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai falënderoi kolegët, ndërsa u shpreh se kjo ishte hera e tij e parë në të tillë organizim pas 18 vitesh në Parlament si drejtues i mazhorancës. Në të njëjtën kohë ministri përgëzoi operacionin anti-drogë të finalizuar mëngjesin e sotëm.

“Do t’ju kërkoj ndjesë nëse bëj ndonjë gabim, duke qenë se jam i ri në këtë detyrë dhe jam shumë i lumtur t’ju bëj me dije që mbrëmë policia shqiptare kreu një operacion mjaft të suksesshëm kundër lëndëve narkotike. Për këtë jam shumë krenar dhe t’iu dërgoj një përshëndetje të madhe jo vetëm në emrin tim, por edhe në emrin tuaj,” – u shpreh Balla.

Ministri solli në vëmendje fluksin e turistëve këtë vit, duke e cilësuar veten si një zyrtar të kufirit që i uronte mirëseardhjen turistëve, duke marrë parasysh që vizitoi personalisht çdo pikë të kalimit kufitar, ku kontrollet ishin pa pengesa dhe siguria maksimale, siç tha ai.

“Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për kolegët e vendeve fqinje: Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e sigurisht Kosovës, për operacionet e kontrollit pa pengesa që i provova vetë personalisht në secilën pikë kalimi të kufirit shtetëror,” – deklaroi Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026

Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme është një e ardhur e rëndësishme për financat e pushtetit vendor.  Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth...
18:47 | 14/07/2026