Mjeku: Shqipëria s’ka dhurues sperme, e marrim nga bankat e vendeve të BE-së
Elton Peçi, mjeku Obstetër-Gjinekolog ishte i ftuar këtë të diel në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth nënës surrogate dhe mënyrave se si mund të bësh një fëmijë e vetme.
Ndër të tjera ai tha se në Shqipëri nuk ka banka sperme, ndaj nëse një çift do të bëjë fëmijë me fekondimin in vitro, atëherë sperma merret nga bankat e dhurimit në BE.
“Procesi nga ana mjekësore është i ngjashëm si një çift që kërkon të ketë një shtatzëni in vitro për shkak të fertilitetit të mashkullit.
Nëse ky çift kërkon të ketë një fëmijë, kur të gjitha përpjekjet për të rikuperuar spermatozoide nga testikujt e tij kanë rezultuar pa sukses, mund të bëhet fëmija me spermë të dhuruar. Çdo klinikë ka bankën ku i referohet, një bankë të BE-së, sepse në Shqipëri nuk ka bankë të dhurimit të spermës. Pastaj bëhet proces in vitro, si zakonisht”,-tha mjeku.
Ndiqni emisionin e plotë:
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë