Zelensky kërkoi prodhimin e municioneve në Ballkan, Rama: Të gjithë i thamë po

29 Shkurt 2024 | 13:48

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin Oliver Varhelyi, në lidhje me propozimin e Zelenskyt për prodhimin e armëve dhe municioneve në Ballkan.

Rama në fjalën e tij theksoi se të gjithëi thanë “po” propozimit të Zelenskyt dhe jo vetëm Shqipëria.

Kreu i qeverisë theksoi se vendi ynë nuk ka një industri prodhuese të armëve luftarake, por po diskutohet me partnerët për të gjetur marrëveshjen e duhur dhe për të ringjallur infrastrukturën e vjetër.

“Ndërsa sa i përket pyetjes për ditën e djeshme, patëm një Samit shumë të mirë, por edhe zhvilluam diskutime mjaft të mira në nivelet dypalëshe me presidentin Zelenskyy dhe të tjerë.

Ai Samit tregoi diçka që është thelbësisht e rëndësishme; që të gjithë ishin këtu, rajoni ishte larg duarve të Rusisë dhe ishte këtu si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së, e gjithckaje pra apo më shumë se gjithçka tjetër.

Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, si Serbia apo Bosnja apo Kroacia, nuk kemi një prodhim, një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi, së pari, për veten tonë dhe kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, të gjejmë partnerët e duhur të gjejmë partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër dhe për të bërë më shumë investime për ne. Së dyti, propozimi nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Presidenti Zelenskyy na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi dhe sigurisht të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria, kështu që ky është një proces”, tha Rama.

Rama shtoi se të gjitha vendet dhe jo vetëm Shqipëria duhet të investojnë në fushën e mbrojtjes.

“Ne e dimë shumë mirë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdokush tjetër dhe do ta bëjmë këtë. Gjithçka që mund ta bëjmë në këtë drejtim, do ta bëjmë dhe sigurisht ka vetëm një kusht, që ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët. Kaq është. Pjesa tjetër është thjesht diçka e natyrshme”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026