2 deputetet e Bashës votuan amnistinë penale, Kthupi: E bënë pa dashje!

6 Prill 2024 | 22:03

Amnistia penale u votua me 110 vota pro dy ditë më parë në Parlament.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Rezart Kthupi zbuloi në emisionin Review në Euronews Albania se dy deputetet e grupit të Lulzim Bashës (Ori Nebiaj dhe Eralda Tase) votuan gabimisht amnistinë penale.

“Drafti i hartuar nga Gazment Bardhi është pagesa e parë që Rithemelimi po i paguan mazhorancës për rikthimin e normalitetit në parlament. E dyta do jetë reforma zgjedhore. Në raport me amnistinë, ne kemi thënë që drafti fillestar i sjellë nga qeveria është shumë i mirë. Ne votuam në parim të gjithë ligjin, nenin 1, dhe refuzuam të marrim pjesë në votim. Votuan 2 deputete gabimisht për çështje komunikimi të brendshëm”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026