2 mld euro mashtrime, gazetari jep detaje për biznesmenin Josifi që është në kërkim
Autoritetet spanjolle kanë lëshuar një urdhër-arresti për Amant Josifin, pronar call-center në Shqipëri.
Media më e madhe spanjolle “EL PAIS” shkruan se ai ka lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, si dhe është këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky zbulim është bërë pas aksionit që u iniciua nga policia spanjolle dhe që çoi në kontrolle dhe arrestime në Shqipëri.
Për biznesmenin Josifi, gazetari Lavdërim Lita dha detaje të reja në një intervistë me gazetaren Esmeralda Mulaj, ku u shpreh se grupi ku ndodhej 35-vjeçari ka mashtruar rreth 200 mijë persona në Europë.
Mashtrimet sipas gazetarit kapin shifrën e 2 mld eurove.
“Amant Josifi është 35-vjeç. Ai ka studiuar në Greqi dhe Francë, ka qenë këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithçka ka nisur në 2020 kur autoritetet spanjolle kanë kërkuar nga Policia shqiptare të hetojë Amant Josifin dhe një sërë personash të tjerë, sepse mendohej se ishin një grup ndërkombëtar që bënin mashtrim përmes internetit Forex. Grupi ka mashtruar rreth 200 mijë persona në Gjermani dhe Suedi dhe vende të tjera. Kjo kap një shifër prej 2 mld euro mashtrime. 6 call center që funksionin në Shqipëri kanë arritur të bëjnë 15 mln euro në muaj përmes skemave të ndryshme të investimeve false. Gjithçka ishte një skemë mashtrimi”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori