2019 shënon rekord në Europë me dhjetorin më të nxehtë

9 Janar 2020 | 15:14

Agjencia e vrojtimit të ndryshimeve klimatike të BE-së, Kopernikus, ka raportuar se temperaturat e dhjetorit të 2019-s në Europë kanë qenë më të nxehtat të regjistruara ndonjëherë për atë muaj.

Të dhënat tregojnë se temperatura e sipërfaqes së ajrit ishte regjistruar si 3.2 gradë Celsius më e ngrohtë, se sa mesatarja e periudhës së dhjetorit nga viti 1981 deri në 2010-n.

Temperaturat globale gjithashtu arritën pranë shifrave rekord të regjistruara më parë gjatë dhjetorit të 2015-s.

Ndërkaq, të dhënat gjithashtu tregojnë se 2019, ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, me temperatura 0.59 gradë Celsius mbi mesataren.

Kopernikus thotë se pesë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë kanë qenë pesë vitet e fundit, ndërsa dekada që lamë pas si është regjistruar si më e nxehta.

Rezultatet janë në një linjë me parashikimet e mëparshme nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe Projektin Global të Karbonit, teksa përqendrimet e dyoksidit të karbonit në atmosferë vazhdojnë të jenë në rritje.

Jean-Noël Thépaut, drejtori i Qendrës Europiane për Parashikimet e motit me rreze të mesme të agjencisë Kopernikus, thotë se këto janë “ padyshim shenja alarmi”.

Një analizë më e detajuar e klimës në Europë do të prezantohet nga Kopernikus në “Gjendjen Klimatike Europiane të 2019-s”, e cila do të publikohet në prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026