“2024 më gjeti në punë”,polici: Në orën 00:00 bëra gëzuar me kolegun, jo me familjen
4 Janar 2024 |
07:40
Specialisti i trafikut rrugor Gerhard Baka tha në “Good Morning Albanians”, se viti 2024 e gjeti në krye të detyrës.
Ai e priti ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej, por ndryshe nga gjithë të tjerët nuk kishte pranë familjen për të bërë gëzuar, por kolegët e tij të policisë.
“E festuam në sheshin “Skënderbej”, por në kryqëzim. Kishte dyndje nga ora 23:30 deri në orën 3:00 të mëngjesit, ka qenë e mbipopulluar dyndja në rrugët e unazës së vogël dhe në sheshin “Skënderbej”.
Kjo solli një lloj kaosi për të gjetur parkime. Na u desh pak deri në orët e para të mëngjesit për të normalizuar situatë. Unë kisha dy punonjës policie aty te bashkia, me ata bëra gëzuar. Familjen e mora me video-call”,-tha polici.
LEXONI GJITHASHTU:
- Viti i Ri 2024 “troket” në Shqipëri, spektakël fishekzjarresh në çdo qytet
- Kafshët tremben nga fishekzjarrët, mace dhe qen të humbur natën e Vitit të Ri
Lajme të Sugjeruara
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës