“21 janari” do hetohet nga SPAK/ Bashkëshortja e Aleks Nikës: Mundi jonë u shpërblye
Bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës ishin këtë të martë prezentë në seancën e mbajtur për 21 janarin. Dosja me vendimin e kësaj gjykate i ka kaluar zyrtarisht SPAK-ut.
Kjo ka qenë edhe kërkesa që familjarët e të ndjerit kanë pasur prej kohësh. Të pyetur jashtë gjyqit familjarët thanë se më në fund e drejta po fiton, ndërsa janë shprehur se kanë besim te hetimi që SPAK do i bëjë çështjes.
“Vendimet e saj janë përfundimtare dhe të pakontestueshme, pasi në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Kjo ishte dhe kërkesa jonë”,-tha xhaxhai i Aleks Nikës.
“E prisnim sepse e drejta gjithmonë fiton. Mundi dhe gjithçka kemi kaluar deri më tani u shpërblye më në fund. Shpresoj të vazhdojnë dhe të trajtohet ashtu siç meriton. Ne kemi kallëzuar në këtë çështje të gjithë zinxhirin nisur nga Sali Berisha”,-tha Rajmonda Nika.
Ajo tha se ka besim te SPAK, ndërsa e pyetur nëse do e dorëzojnë regjistrimin, të cilin familja ka refuzuar ta dorëzojë më herët, Nika tha se kanë pritur momentin që SPAK të marrë në shqyrtim çështjen për ta dorëzuar atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital