’21 janari’ në Gjykatën e Lartë, Prokurori, Shehu: Mos të pranohet rekursi
Në Gjykatën e Lartë po shqyrtohet kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK.
SPAK përfaqësohet nga Alfred Shehu i cili në deklaratën e tij u shpreh se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal por vetëm regjistrim kallëzimi duke theksuar mes tjerash se për këtë arsye nuk duhet të pranohet rekursi i Rajmonda Nikës, trashëgimtare e Aleks Nikës që mbeti i vrarë më në protestën e 21 janarit në 2011.
Mes tjerash ai nënvizoi se që prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar.
Gjithashtu ai tha se pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë që të jetë kompetencë e SPAK.
“Verifikuam kallëzimin, deri në atë moment nuk kishte të dhëna nga Prokuroria e Tiranës për përfshirjen e subjekteve të posaçëm.
Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Që prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar.
Duke iu kthyer rekursit theksojmë se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal por vetëm regjistrim kallëzimi.
Për shkak se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetim për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzim penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorë të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të posaçëm.
Të mos pranohet rekursi i Rajmonda Nikës.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë që të jetë kompetencë e SPAK.
Nga kërkuesja Rajmonda Nika trashëgimtare e Aleks Nikës kjo e drejtë duhej të ushtrohej nëse Prokuroria që e ka nën hetim çështjen të merrte një vendim mos fillimi. Shkresa e SPAK për dërgimin e akteve në Prokurorinë e Tiranës është e pa ankimueshme.
Vendimet e Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit duhet të lihen në fuqi. Kërkojmë nga Gjykata e Lartë mospranimin e rekursit”- u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)