21 vite “Zonë e Lirë”, Arian Çani skanon sezonin televiziv
Arian Çani, gazetari dhe moderatori për 21 vite i emisionit “Zonë e Lirë”, tha në “Interview” në Euronews Albania se nisja e emisionit “Zonë e Lirë” ishte krejtësisht ideja e tij, pasi donte që gazetarinë që prej kohësh e bënte në shtypin e shkruar ta bënte tashmë edhe në ekran.
Përballë Mirela Milorit, Çani tha se sipas tij media duhet të merret gjatë me një çështje të caktuar, pasi duke e kthyer atë në serial mund edhe të zgjidhë diçka.
“Ky ishte sezoni i 21. Kam 21 vite, që në vitin 2003, ka filluar te TVA. Kam pasur një të ftuar, ndër të parët, Ngjeqari, ka pasur një mbiemër të tmerrshëm, Ngjeqari. Emisioni francez, më intrigoi nga skenografia, ndërsa pjesa tjetër ishte komplet ideja ime. Ishte gazetaria që kisha bërë dikur në shtypin e shkruar, por tani e transferuar në ekran.
Kur merr një çështje mos e jep një herë apo dy herë, por bëje serial, se mund të mbajë gjatë. Ai Ngjeqari duke qenë se zgjati gjatë te unë, në një moment të caktuar arriti të hiqte ministrin e transporteve Spartak Poçin. Më tha kryeministri i asaj kohe, më tha “ia arrite qëllimin, Ngjeqari nëpërmjet teje e hoqi Poçin”. Atë kohë e kuptova që media, ndonëse nuk ka influencë të madhe, po zgjati shumë arrin diçka”,-tha Arian Çani.
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit