21-vjeçari shqiptar që punonte në Izrael: E frikshme, pashë të vrarë në rrugë
Jorgo Janllari nga fshati Sovjan i bashkisë Maliq është 21 vjeç dhe prej më shumë se 1 viti jetonte dhe punonte në Izrael. Prej pak ditësh është kthyer në atdhe, për shkak të shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe grupit të Hamasit në Gaza.
Jorgo tregon se si vendosi të ikte në Izrael.
“Unë shkova bashkë me shokun tim si turist, aty gjatë ditëve takuam disa shqiptarë të cilët na thanë se mund të merrnim vizë e të punonim. Kështu vendosëm të qëndronim, u pajisem me vize dhe punuam rregullisht,” – tha ai.
Përjetimi i luftës për të riun shqiptar ishte tmerrues, e aq më tepër teksa tregon se ka parë dhe terroristë në rrugët e Tel Avivit, po ashtu edhe njerëz të vrarë.
“Nisi papritur, gjendja u bë shumë keq, rrugët u bllokuan. Unë qëndroja në një zonë të Tel Aviv dhe data 7 Izraeli u sulmua, rrugëve kryesore kishte dhe terroriste që kalonin me makina dhe motorë, i pamë vet dhe ishin të gjithë me armë. Shkonin në çfarëdo lloj drejtimi. Çfarë u dilte para ata gjuanin,” – u shpreh Jorgo.
Tmerrit të luftës ju shtua edhe mungesa e ushqimeve rezervë që për të riun shqiptar dukje e pabesueshme.
“Normal ishte frikë sepse policia nuk na lejonte të dilnim jashtë, ishim të mbyllur në shtëpi, nga dritaret pamë të vdekur, ishte keq dhe për pjesën e ushqimeve kemi qenë të mbyllur për 4 ditë, policia nuk të lejonte të dilje jashtë,” – tregoi ai.
Të ndodhur në kushte të tilla bashkë me shokun shqiptar, gjetën mundësi rikthimi në atdhe përmes ambasadës.
“Vendosëm të ktheheshim, pame lajm në internet se ambasada shqiptare në Izrael bënte thirrje për shqiptarët që jetonin aty. Kontaktuam me ambasadën dhe u rikthyem,” – rrëfeu Jorgo.
Në Izrael vetëm nga juglindja e vendit janë rikthyer nga situata e krijuar nga lufta afro 30 persona, kryesisht të rinj të cilët prej disa vitesh punonin dhe jetonin në qytete të ndryshme të shtetit hebre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta