23 të vdekur e 30 të humbur, pasoja e përmbytjes së anijes që arratisej nga Mianmari
Të paktën 23 persona të minoritetit Rohingya kanë vdekur si pasojë e fundosjes së anijes, teksa kanë qenë duke ikur nga Mianmari, i njohur edhe si Burma.
Edhe 30 persona tjerë janë të zhdukur, ndërsa tetë besohet se i kanë shpëtuar incidentit.
Të mbijetuarit kanë thënë se kanë tentuar të shkojnë në Malajzi, por anija e tyre me më shumë se 50 persona është braktisur nga ekipi transportues.
Çdo vit, mijëra myslimanë Rohingya tentojnë të kalojnë përmes detit në Malajzi apo Indonezi. Ata i ikin persekutimit në Mianmar dhe kampeve të stërmbushura me refugjatë në Bangladeshin fqinj.
Myslimanët Rohingya janë minoritet etnik në Mianmarin me shumicë budiste.
Shumica prej tyre kanë ikur në Bangladesh më 2017 për t’i ikur fushatës së gjenocidit që ishte nisur nga ushtria e Mianmarit. Ata që kanë mbetur në Mianmar kanë tentuar, po ashtu, të ikin prej puçit ushtarak të vitit 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve