Si e shohin fëmijët Shqipërinë në 109-vjetorin e pavarësisë

29 Nëntor 2021 | 10:10

Të veshur me ngjyrat e flamurit e me shqiponjën dykrenare në kokë, fëmijët janë gjallëria e festave të 28-29 Nëntorit.

Ndonëse të vegjël në moshë, ata kanë disa vërejte për ne, të rriturit.

“Ndotja e ambientet nuk më pëlqen. Ne duhet ta pastrojmë ambientin ta mbajnë pastër nuk duhet të hedhim mbeturina”, u shpreh një nxënës.

“Të mos hedhim mbeturina, po kaluan makinat kanë shumë gaz dhe ndotin mjedisin”, tha një tjetër nxënës.

“Ka shumë trafik,” shtoi një nxënëse.

Në shkollën 1 Maji në Tiranë, fëmijët së bashku me mësuesit e tyre, risollën pjesë nga kultura dhe tradita shqiptare.

Samueli është në klasë të 4. Gjyshi i tij i ka mësuar t’i bjerë çiftelisë në moshën 5-vjeçare.

“Kam vallen kuq e zi, të Kukësit dhe të Tropojës, di dhe më shumë po janë këngë. Gjyshi më thoshte eja të luajmë bashkë çifteli dhe unë i thosha mirë o gjysh do të vij. Deri kur të rritem nuk do ta ndaloj”, tregoi nxënësi.

Dashurinë që kanë për Shqipërinë nxënësit zgjedhin ta tregojnë në mënyra të ndryshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026