28% e kosovarëve jetojnë me më pak se 2 euro në ditë, thotë ekonomisti
“28% e kosovarëve jetojnë me më pak se 2 euro në ditë, sipas Bankës Botërore”. Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë në Kosovë, Zekirja Shabani.
Për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, ai nënvizoi se një problem shqetësues në Kosovë është informaliteti dhe pagat e ulëta.
“Kemi pasur rritje të pagës mesatare në sektorin publik deri në 612 euro. Në sektorin privat paga mesatare ka mbetur e njëjtë”, u shpreh ai.
Ndërsa ekspertja e ekonomisë në Shqipëri, Zana Guxholli tha se Shqipëria është vendi i varfër me pagat më të ulëta në rajon dhe Europë.
“Rritja e pagave ka qenë shumë pak, sa nuk mund të mbulojë shpenzimet për ushqime, rritjen e çmimeve. Ne jemi vendi me pagë mesatare më të ulët krahasuar me Kosovën. Nga një studim i bërë ne rezultojnë 420 euro ndërsa Kosova e ka 600. Një ekonomi e brishtë që mori goditje edhe nga pandemia”, u shpreh ajo.
Znj. Guxholli nënvizoi se Shqipëria është vendi me varfëri relative më të madhe si Bankës Botërore dhe FMN-së.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës