29 vite pushime në Tushemisht, danezja e dashuruar me Pogradecin

3 Qershor 2024 | 17:07

Fshati i njohur i Tushemishtit prej vitesh është destinacioni i kërkuar nga turistët vendas e të huaj.

Vibe Kittelman është nga Danimarka dhe për herë të parë ka ardhur në Tushemisht në vitin 1995. Prej atij viti, për 29 vite, zgjedh këtë fshat për të pushuar.

“Kam ardhur në Pogradec për herë të parë në 1995 dhe prej asaj dite kam rënë në dashuri me natyrën këtu, më pëlqen shumë të qëndroj këtu. Flas shumë për Shqipërinë në vendin tim. Gatimi këtu është ekselent, kemi ngrënë ushqime të shkëlqyera në restorantet e zonës dhe janë shumë cmime të lira, referuar shërbimit dhe cilësisë janë shumë lirë”, tha Kittelman.

Hanne Ouroe, është një tjetër daneze që është mrekulluar me fshatin turistik.

“Jam ne Shqipëri për herë të dytë, Pogradeci është një gur i çmuar madje për mua është një mrekulli. Shqipëria është e jashtëzakonshme, natyra, njerzit janë miqësore dhe nuk është problem të lëvizësh kudo. Pogradeci është i qetë, I këndshëm. Cdo mëngjes notoj në liqen. Problemi i vetëm që kemi pasur është se ushqimi është aq i mirë saqë ne po hamë shumë. Vakte të plota me shumë pak para, shpresoj që vitin tjetër të vij sërish këtu”, tha Ouroe.

Tushemishti është një nga fshatrat turistike me akomodim maksimal. E gjithë kjo ka ardhur edhe për shkak të kërkesave të shumta që ka nga turistët. Burime zyrtare nga bashkia bëjnë me dije se Tushemishti ka afro 900 vende akomodimi në hoteleri, bujtina dhe shtëpisë pritëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026