Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha për “Barometri” në Euronews Albania se synojnë më shumë se 45 bashki.
Pyetur nga gazetarja Eksiola Shehu se përse u rritën objektivat kur në fundvit ishte bërë me dije se synonin 40 bashki, Gjiknuri sqaroi se 40 bashki, Partia Socialiste i ka të sigurta edhe pa fushatë.
“Kemi objektiv të marrim më shumë se 45 bashki, nisur nga sondazhet e brendshme dhe konteksti ku jemi,” – u shpreh deputeti.
Në përgjigje të gazetarit Ervin Koçi, ai tha se në këto sondazhe të brendshme Partia Socialiste rezulton fituese në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
LEXONI GJITHASHTU: