“3 burgime përjetë për Dan Hutrën, mund të hyjë në izolim të plotë”-avokati
Avokati Kujtim Cakrani tha mëngjesin e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians”, se Dan Hutra i cili më 1 mars të vitit 2023 vrau tre gra në Tiranë dhe plagos tre të tjera mund të dënohet me 3 burgime të përjetshme .
Madej avokati shtoi se ai mund ta vuaj dënimin në izolim të plotë për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet për shoqërinë.
“Ai ka kryer 3 vrasje me paramendim dhe është në kodin e procedurës penale që do dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 3 personave, pra me 3 burgime të përjetshme. Sa i takon hetimeve për vepra të tjera të dyshuara , është në të drejtën e organit të procedurës që mund të ketë kryer vrasje me pagesë apo forma të ndryshme dhe duhet hetuar dhe duhet punuar fort për ta bërë një bashkëpunëtor drejtësie”,-tha avokati.
Dan Hutra u rikthye në qendër të mediave ditën e djeshme (4 janar 2024) pasi ai tentoi të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Fier, ku aktualisht po vuan dënimin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore