3 ditë pushim për gratë kur janë me perioda? Juristi: Si mund të funksionojë ligji

15 Nëntor 2023 | 21:44

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë propozoi një ditë më parë që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

Juristi Eno Muja tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjëja e parë që duhet bërë kur propozohet një ligj është të studiohet impakti ekonomik që ai mund të ketë për të garantuar zbatueshmërinë.

Sipas tij, problemi më i madh në Shqipëri është mospërputhshmëria mes legjislacionit dhe zbatimit të tij.

“Ka raste kur propozohen ligje pa u shoqëruar me impaktin ekonomik, kjo është gjëja e parë që duhet bërë për të garantuar zbatueshmërinë. A kemi ne kapacitetin për të garantuar funksionimin e një ligji të tillë? Ne mund të kemi një legjislacion shumë të mirë, por ka probleme të mëdha me zbatueshmërinë. Diskutimi është sa do të mundet komisioneri ndaj diskriminimit do të caktonte nëse zgjidhja e kontratës së punës ka të bëjë me seksin. Është pozitive dhe negative për mënyrën si e perceptojmë ende këtë gjë si shoqëri”, tha juristi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026