3 javë më parë u futën në Shqipëri të dyshuarit për spiunazh (Detajet)

21 Gusht 2022 | 11:37

Dy shtetasit rusë dhe ukrainasi të cilët u përfshinë në incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh, kanë hyrë në Shqipëri 3 javë më parë.

Burim për “Euronews Albania” bëjnë me dije se një prej tyre, drejtuesi i automjetit tip ““Chevrolet” ka hyrë nga porti i Durrësit, ndërsa dy të tjerët nga aeroporti i Rinasit.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Euronews Albania ka siguruar video të automjetit luksoz, me të cilët ata shkuan në uzinën ushtarake në Gramsh mbrëmjen e së shtunës.

Automjeti tip “Chevrolet” është filmuar nga banorë të zonës, para se të ndodhte incidenti në uzinë.

Një automjet tepër i kushtueshëm, çmimi fillestar i të cillit shkon në 60 mijë euro. Prej disa ditësh, banorët kishin parë lëvizje të këtyre shtetasve të huaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u...
09:06 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të...
08:37 | 05/06/2026

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026