30 mijë lekë për çdo hektar me grurë, Rama: Aplikimet nga 1 në 23 shtator
Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, ku tregon se aplikimet do të bëhen në e-Albania.
“Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik. Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”, shkruan Rama.
Vendimi në fjalë është marrë nga qeveria rreth dy muaj më dhe është bërë fillimisht i ditur nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin
Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 18:28 284 milionë euro, dënohet me vdekje zyrtari kinez
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 18:16 Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 18:10 Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar