300 ushtarë shtohen në veri të Kosovës, KFOR: Dislokimi, pjesë e rutinës stërvitore
Nga data 18 shtator 300 trupa të NATO-s do të vendosen në Kosovë.
Ky dislokim i ri vjen si pjesë stërvitore ka thënë KFOR, që e cilëson rutinë, ndërsa në deklaratën e shkurtër nuk janë njoftuar hollësi se përse është marrë ky vendim apo në cilin vend do të zhvillohen ato.
Kontingjenti ushtarak vjen nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit dhe do të kryejë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it.
KFOR-i ka njoftuar se stërvitjet kanë për qëllim “të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit”.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it “për t’iu përgjigjur zhvillimeve të mundshme të sigurisë”.
Rikujtojmë se KFOR është i pranishëm në veri, në afërsi të urës së Ibrit.
Ndërkohë Bashkësia Ndërkombëtare i ka kërkuar autoriteteve në Kosovë që të përmbahen nga një veprim të tillë, ndërkaq misioni i NATO-s dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që çështja e urës të zgjidhjet përmes dialogut.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë