311 votues më shumë në Himarë nga 1 vit më parë, opozita ngre shqetësimin në KQZ
Në harkun kohor të 1 viti në Bashkinë e Himarës janë shtuar 311 persona që kanë të drejtë vote. Shqetësimi u ngrit nga anëtarët e opozitës në komisionin rregullator dhe gjetjet e auditit i bëri me dije nënkomisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku.
Lealba Pelinku, nënkomisionere shtetërore e zgjedhjeve, tha se për këtë rritje të numrit të votuesve do t’i drejtohen drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile për të shpjeguar ndryshimin e vendbanimit të këtyre banorëve nga bashkitë e tjera në Himarë.
Po ashtu, nënkomisionerja Pelinku deklaroi zhvendosjen e 157 pjesëtarëve të të njejtit trung familjar në qendra të ndryshme votimi në bashkinë e Himarës.
Sipas listës përfundimtare 23 133 qytetarë kanë të drejtë për t’ju drejtuar kutive të votimit të dielën e 4 gushtit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë himarë.
Dy ditë më parë, kandidati i opozitës, Petro Gjikuria ka kallëzuar në SPAK kandidatin e partisë socialiste, Vangjel Tavo pasi sipas Gjikurisë, Tavo dhe familjarët e tij kanë transferuar gjendjen civile nga Dropulli në Himarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro