32 gërmime arkeologjike, arkeologët do të nisin kërkimet nga veriu në jug
Që prej prillit kanë nisur disa gërmime arkeologjike në Shqipëri dhe shumë të tjera pritet të nisin dhe do të përmbyllen deri në tetor.
Janë 32 projekte arkeologjike të planifikuara për këtë vit jo vetëm në site shumë të njohura, si në Butrint, Durrës por edhe ne vende të tjera me potencial arkeologjik.
Nga prilli deri në këtë moment janë mbyllur disa kërkime që lidhen me prehistorinë dhe antikitetin.
“Kemi vazhduar me kërkime në fushën e antikitetit në Bushat, janë mbyllur kërkimet në bazilikën e Elbasanit, kemi mbyllur kërkimet në Finiq”, tha Drejtresha e Institutit të Arkeologjisë, Belisa Muka.
Rovena Kurti, shefja e Departamentit të Prehistorisë tregon se çfarë kanë arritur të gjejnë nga kërkimet që kanë bërë në pellgun e Korçës.
“Eksploruam për herë të parë një vendbanim kodrinor mbi fshatin Barç i cili ndodhet shumë afër qytetit të Korçës. Kishim gjetur qeramikë prehistorike dhe qeramikë të periudhave më të vona. Menduam se kishim të bënim me varrezë tumulare”, u shpreh ajo.
Për të, këto të dhëna janë interesante pasi hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës në periudhën e hekurit.
“Gërmimi deri tani, është ugjerues që kemi të bëjmë me një banesë të periudhës së hekurit. Do ishte një zbulim shumë i rëndësishëm për periudhën e hekurit”, sipas saj.
Aktualisht po punohet në dy site arkeologjike dhe në secilin gërmim arkeologjik, Instituti i Arkeologjisë bashkëpunon me ekspertë të huaj.
“Aktualisht janë kërkime tona të përbashkëta me Universitetin e Sapienzës, kemi nisur kërkimet në Amfiteatrin e Durrësit”, theksoi Muka.
Gërmimet arkeologjike do të nisin në Apolloni, luginën e drinosit, Butrintit, Drishtin, do të shtrihen në Shkodër dhe vende të tjera me të dhëna arkeologjike.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik