4 apo 11 maji? Cila datë do të “fitojë”? Presidenti vendos të hënën
Shkallët për në zyrën e presidentit bashkë me propozimin për datën e zgjedhjeve parlamentare dhe kërkesat për një proces të drejtë dhe të lirë i hipën Tedi Blushi, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha.
Nga institucioni që dikur punoi si këshilltar i medias për ish-presidentin Ilir Meta, sot i arrestuar në burg, numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi doli me këtë propozim.
“Është e pranueshme çdo datë përveç datës së caktuar nga Taulant Balla”,-tha Blushi.
Për Enkelejd Alibeaj themelues i partisë së re “Djathtas 1912” , pasi u shkëput nga Lulzim Basha e rëndësishme është që nëse në Tiranë do të mbahet Komuniteti Politik Evropian ai mos të jetë para ditës së zgjedhjeve.
“Në këtë pikë sugjerimi im do të ishte data 4 maj”,-u shpreh Alibeaj.
Bajram Begaj dëgjoi edhe Lulzim Bashën pa një parti politike por që prezantohet si deputet i grupimit të demokratëve euroatlantikë. Edhe pse i ftuar për të propozuar një datë, ai nuk e tha një të tillë.
“E rëndësishme është që shqiptarëve tu garantohet se vota e tyre nuk do të manipulohet”,-tha Basha.
Të hënën bisedat e presidentit do të mbyllen me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe me gjasë me refuzimin e Partisë Demokratike.
Nga takimet e zhvilluara me pjesën më të madhe të politikës, data 4 maj është më e kërkuara nga partitë e vogla si ato parlamentare dhe jo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut