4 orë gjumë, a rrezikojmë të verbohemi? Përgjigjet okulistja
Sipas një studimi të fundit nga ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar me 409.000 njerëz ka një sërë arsyesh pse gjumi i keq dhe glaukoma janë të lidhura.
Kjo nënkupton se pak gjumë, përgjumja gjatë ditës dhe gërhitja mund të jenë të lidhura me një shans më të lartë për glaukomë, shkak kryesor i verbërisë. Studimi thotë se kjo mund të prekë 112 milionë njerëz në mbarë botën në 20 vitet e ardhshme.
Okulistja Klajda Bardhi tha në emisionin Goodmorning Albanians se për trupin e njeriut mjaftojnë 8 orë gjumë në ditë dhe çfarë është tepër ose në mungesë shkakton probleme të tensionit arterial dhe probleme që lidhen edhe me shikim.
“Nëse fle natën mjaftueshëm, nuk është e këshillueshme të flenë me orë të gjata gjatë ditës. Limitetet janë brenda normales, deri në 8 orë në ditë. Nëse ke fjetur 4 orë, të duhen dhe 3-4 orë për ta kompensuar”, tha okulistja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset