40% më pak vaj ulliri në Peqin, fermerët: Thatësia uli ndjeshëm prodhimin
Kushtet aspak të favorshme të motit, kanë ndikuar ndjeshëm, në bujqësi duke ulur rendimentin e prodhimit të ullirit. Mungesa të tilla po ndjehen edhe në zona të njohura për kultivimin, siç është fshati Shezë në Peqin.
Çdo familje në këtë zonë ka në pronësi të saj mbi 150 deri ne 400 rrënjë ullinj. Fermerët e Shezës thonë se këtë vit ka 40% për qind më pak prodhim.
“Prodhimi këtë vit është shumë dobët. Përderisa ne kemi 100 rrënjë ullinj, dhe nuk arrijmë të bëjmë as dy kuintal, domethënë nuk ka. Çik e dëmtoi koha breshëri, dhe ne fazën e lules ulliri nuk pati shi, kjo e ndikoj të gjithë”, thotë një fermer.
Shqetësimi i fermerëve është garantimi i tregut të shitjes dhe mungesa e një pike grumbullimi.
“Po të ishte edhe tregu ose te kishte një pikë grumbullimi do të ishte për bukuri edhe për fshatin, pa diskutim do të na ndihmonte jashtë mase”, shprehet një tjetër.
Fermerët e fshatrave të Peqinit e kanë lidhur jetesën me prodhimin e ullinjve. Ata thonë se këtë vit mundi u shkoi kot dhe kjo për shkak të thatësirës. Një vit më parë prodhimi i ullirit ishte i mbarë dhe vendi ynë eksportoi rreth 20 mijë ton vaj ulliri.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos