40 organizata letër Anglisë, Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta

18 Qershor 2023 | 10:46

Në një letër të hapur, Njësia Ligjore e Fëmijëve Emigrantë dhe Refugjatë, së bashku me 40 organizata të tjera kërkuan që Shqipëria të hiqej nga lista e “vendeve të sigurta” në projektligjin e Qeverisë Britanike për Migrimin Ilegal.

Situata me emigrantët shqiptarë që kalojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ka krijuar një pasojë jo të mirë për vetë Shqipërinë. 40 organizata ndërkombëtare i kanë dërguar letër autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, ku i kërkojnë që të Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”, duke marrë shkas nga numri i lartë i azilkërkuesve.

Në letrën në fjalë renditen disa nga problematikat që janë problematike në vendin tonë, si korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, bandat, apo diskriminimi i komunitetit të LGBTQI, romëve dhe egjiptianëve.

Kategorizimi i Shqipërisë si vend i sigurt nga Projektligji i Migracionit të Paligjshëm do të nënkuptonte se shqiptarët do të ktheheshin menjëherë pasi kapeshin në shtetin ishull, pavarësisht nga kërkesat e tyre për azil apo të drejtat e njeriut.

“Sipas mendimit tonë, përfshirja e Shqipërisë në një listë të tillë të vendeve të sigurta është një vendim i gabuar. Shqipëria nuk i përket BE-së (nuk është anëtarësuar) dhe as nuk i plotëson ato standardet e nevojshme për t’u klasifikuar si një “vend i sigurt”.

UNHCR-ja ka shprehur me vend shqetësimet e saj, duke deklaruar: “UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht udhëzimeve të vendit të botuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimeve të gjykatave të MB të cilat pranojnë se grupe të caktuara shtetasish shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit”. Përcaktimi i një shteti si ‘vend i sigurt’ kërkon konfirmimin se “në përgjithësi ka në atë shtet nuk ka rrezik serioz të persekutimit të shtetasve të atij shteti”,-thuhet ndër të tjera në letër.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026