41-vjeçari që kundërshtoi me armë policinë mbante drogë, 30 granata dhe mbi 13,500 fishekë në shtëpi

25 Dhjetor 2020 | 14:30

Dyzetenjëvjeçari që kundërshtoi me armë kontrollin e policisë në Elbasan rezultoi se mbante të fshehur mbi 13,500 fishekë, 30 granata dhe lëndë narkotike.

Policia njoftoi pasditen e së premtes se Josif Kavaja kishte në shtëpi disa arka me fishekë të modelit 57, më saktësisht 13,500 fishekë të tillë, 70 fishekë pistolete. Po kështu atij iu gjetën dy kilogramë kanabis sativa dhe një sasi farash.

Gjatë kontrollit të banesës u gjet edhe pushka me të cilën Kavaja kundërshtoi punonjësit e policisë rreth orës 16:00 të ditës së enjte, disa aparate celulare dhe një sasi parash.

Kavaja qëlloi me pushkë ndaj punonjësve të policisë, të cilët kërkuan të enjten t’i kontrollonin banesën pas dyshimeve të arsyeshme se ai mbante armë. Policia për këtë kontroll kishte edhe urdhër gjykate.

Pasi qëlloi policinë u deshën rreth 12 orë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Reparti për Eliminimin dhe Neutralizimin e Elementëve të Armatosur të ndërhynte duke e plagosur Kavajën e më pas arrestuar.

Gjatë kësaj kohe ekipi negociator nuk arriti të gjente dakordësinë e Kavajës për t’u dorëzuar, teksa ky i fundit ka shkëmbyer edhe një herë tjetër zjarr me ta.

 

Lexoni gjithashtu:

Qëlloi me armë policinë, arrestohet pas dymbëdhjetë orësh 41-vjeçari në Elbasan

Kundërshtoi me armë kontrollin e banesës nga policia, autori s’pranon të dorëzohet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026