“44-vjeçarja në gjendje kritike për jetën”/ Gazetari tregon pse nuk çohet në Tiranë…

19 Shkurt 2025 | 19:18

44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e së martës në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten.

Prendushi punonte si psikologe dhe burime bëjnë me dije se 44-vjeçarja ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë.

Gazetari Teodor Gjerga raportoi se gjendja e nënës së 3 fëmijëve paraqitet kritike për jetën dhe ka pasur disa herë tentativa për ta dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë por që kanë dështuar për shkak të gjendjes së rëndë.

“Anila Prendushi ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës dhe pavarësisht se është tentuar disa herë të dërgohet drejt Traumës, për shkak të gjendje së saj shumë të rënduar nuk është bërë e mundur. Janë zbardhur bisedat telefonike që ka pasur momentet e fundit çifti dhe mësohet se në momentet e fundit 34-vjeçari i ka dërguar një video 44-vjeçares ku në gjendje të rënduar i ka kërkuar të mos largohet se do vrasë veten. Pasi janë takuar mendohet se kanë pasur një konflikt që ka agravuar dhe Kolë Manaj ka qëlluar në kokë 44-vjeçaren e më pas veten. Këto 72 orë sipas mjekëve do të jenë të rëndësishme për të përcaktuar gjendjen e mëtejshme për të”, raportoi gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026