47 vite bashkë, historia e dashurisë së çiftit me 6 fëmijë
Prej 47 viteve së bashku nga Mirëdita kanë qenë gjithmonë mbështetja më e madhe për njëri-tjetrin. Në ditët me diell i gjen në shëtitjet e tyre të zakonshme.
“Si çift kemi nga ’74 deri më tani. Njohja jonë ka qenë shumë rastësore, duke më njohur vëllai dhe djali i xhaxhait të burrit. Pastaj ne pamë njëri tjetrin dhe filluam ato shkëmbimet e para tona”, tha znj. Dila.
Tradita e martesave me mblesëri është një zakon i vjetër në vendin tonë, ashtu ka qenë dhe për Dilën dhe Pregën, të cilët tregojnë se fillimi për ta ka qenë shumë i vështirë.
Dila kishte dëshirën për t’u shkolluar por as mentaliteti nuk e ndaloi, që një vajzë e fejuar të shkonte në shkollë.
“Vështirësia e madhe ishte vajtja në shkollë. Pas një viti ne jemi martuar. I thoshin që mbaje në shtëpi po e dërgo në shkollë”, tregon e moshuara.
Sot ata janë një familje e madhe me 6 fëmijë dhe 5 nipër me mbesa.
Të dy në profesione të ndryshme, ajo kuzhiniere, ndërsa ai polic, po vështirësinë më të madhe e ka pasur Dila pasi shpeshherë i është dashur të kujdesej për familjen e vetme.
“Në Rrëshen kam filluar punë si kuzhiniere”, tregon ajo.
“Rreth 5 vite kam qenë me shërbim larg, shkoja si mik në shtëpi”, thotë Prega.
Po cili ka qenë sekreti i një dashurie 47-vjeçare e rrëfejnë Dila dhe Prenga.
“Dashuria që i kemi dhënë njëri tjetrit ka qenë reciproke. Duhet të kesh edhe një çikë tolerancë”, tregon zonja.
Mes emocionesh çifti Tuci ndanë me ne 47 vitet së bashku të mbushura me shumë dashuri dhe mirëkuptim për njëri tjetrin.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës