49 sulme kibernetike në një vit, Tafa: 90 % e tyre në sisteme kanë ardhur nga Irani
Gjatë viteve të fundit disa prej institucioneve kryesore të vendit tonë janë goditur nga sulmet kibernetike që paralizuan shërbimet që ata ofrojnë.
70% e incidenteve kibernetike vijnë si pasojë e gabimeve njerëzore.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit organizuan një trajnim ku morën pjesë 2000 nëpunësve të Administratës Publike.
“Ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të gjithë punonjësve për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike. Kur vjen një email duhet të kenë kujdes, kur vjen një dokument të bashkëngjitur nga persona të paautorizuar ata nuk duhet ta shkarkojnë atë, por duhet të njoftojnë instancat e ekspertëve të sigurisë kibernetike, kur përdorin një USB për të marrë të dhëna duhet të jenë të vetëdijshëm që USB mund të jetë një vector kërcënimi dhe shumë raste të tjera”, tha Igli Tafa, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Drejtuesi Tafa pohoi se ka pasur një numër të lartë të këtyre sulmeve.
“Kanë qenë 49 sulme kibernetike vitin e shkuar të cilët i përkisnin infrastrukturave të ndryshme. 12 kanë pasur efekte goxha të konsiderueshme.
Në pamje të parë të duket sikur të sulmojnë shtete fqinje ose shtete të cilët ne jemi partner, por kur analizon më thellë kupton që sulmet vijnë kryesisht mbi 90% të rasteve nga shteti i Iranit”, tha më tej Tafa.
Ky trajnim synon të forcojë njohuritë dhe praktikat më të mira të sigurisë kibernetike, duke ofruar një platformë të rëndësishme për diskutim dhe shkëmbim përvojash kryesisht në sektorin public që ka qenë më i riskuar.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane