490 mijë turistë në janar/ 30% më shumë se vitin e kaluar, priten vizitorë në 2024

7 Shkurt 2024 | 15:38

Shqipëria do të jetë edhe këtë vit destinacion turistik, pasi ne muajin janar kane ardhur 490 mijë vizitorë. Ky numër është rreth 30% më i lartë se janarin e kaluar.

Këtë vit, Shqipëria mund të presë më shumë turistë se vitin e kaluar. Të dhënat zyrtare për qarkullimin e vizitorëve të huaj flasin për 490 mijë hyrje gjatë muajit janar, shifër kjo rreth  30% më e lartë se janarin e vitit të kaluar kur erdhën 377 mijë turistë.

Bumi turistik që po përjeton vendi ynë, pritet të sjellë edhe më shumë të ardhura në ekonomi, ndërsa vendi po përgatit infrastrukturën për të përballuar flukset.

Rregullimi i ligjit të turizmit dhe shtimi i kontrolleve për cilësinë e shërbimit në plazhe, janë vetëm disa prej mekanizmave që ka ngritur qeveria në këtë aspekt. Nga ana tjetër, edhe investimet e shtuara në hoteleri-turizëm nga privatët, si dhe hapja e disa rrugëve të reja do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve.

Gjatë vitit 2023, Shqipëria priti 10,1 turistë, ndërsa ministria e turizmit dhe mjedisit pret që këtë vit numri i tyre të arrijë në 13 mln.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026