Jemi në mesin e një sezoni të papritur me 6 fitues të ndryshëm në 12 garat e para. Katër skuadra që kërkojnë titullin dhe ende shumë çështje për tu zgjidhur në prag të binomit që starton në Hungaroring.
-A është kthyer Mercedes?
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me fitoren në “British Grand Prix” por edhe me suksesin e George Russell në “Red Bull Ring” pas incidentit mes Max Verstappen dhe Lando Norris. Mirëpo në Silverstone u pa një skenar tjetër dhe Mercedes zuri rradhën e 1’rë pas një prove bindëse në sesionet kualifikuese të së shtunës. Në fund Lewis Hamilton siguroi të 1’ën fitore pas vitit 2021 dhe shoku i skuadrës, Russell ashtu si Team principal, Toto Wolff besojnë se Mercedes ka tashmë makinën e duhur për të fituar gara të tjera. Hungaroring ishte skena e të fundit pole position për Hamilton në vitin 2023 dhe i afron 7 herë kampionit të Botës një mundësi për të fituar garën e 9’të aty. Diçka që e ka bërë vetëm në Silverstone.
-McLaren në kërkim të çelësit të fitores
Ndërkohë që njerëzit ende flasin për paraqitjen e Mercedes në Silverstone dhe aftësinë e Hamilton për të fituar sërish, pyetje të shumta ngrihen për McLaren. Pit stop’i i hershëm i Oscar Piastri’t që i kushtoi kohën e nevojshme për të shkuar në podium dhe vendimi për gomat e të Lando Norris që i kushtuan fitoren McLaren rritën shumë dhimbjen e dështimit të rradhës. Pas triumfit të Norris në Miami gjatë muaji Maj, McLaren ka qënë pranë fitores në Imola, Kanada, Spanjë dhe Austri, përpara mbërritjes në Silverstone, pork a dështuar gjithmonë.
-Shanset e Ferrari’t për tu ringritur
Një sezon krejt i paparashikueshëm deri tani ka rritur shqetësimet te Ferrari. Pas Monako’s, situata dukej premtuese për Charles Leclerc që fitoi për të 1’ën herë në shtëpi. Përmirësimet në Imola u dukën se funksionuan por Ferrari humbi mundësinë të merrte kryesimin e kampionatit për konstruktorë në Kanada, ndërsa Leclerc ishte pranë atij për pilotë… Mirëpo vazhdimi flet për vetëm 12 pikë në 4 gara për Leclerc ndërsa Ferrari ka mbetur 71 pikë pas Red Bull dhe ka vetëm 7 më shumë se sa McLaren. Dy garat e ardhshme në terrene të ndryshme në Hungari dhe Belgjikë janë një mundësi për Scuderia’n të kthehet tek rezultatet pozitive.
-Sergio Perez nën presion
Duele intensive dhe sfida të ndryshme për të gjitha skuadrat por një prej tyre që nuk po gjen zgjidhje është ajo që Red Bull ka me formën e humbur të Sergio Perez. Pas një nisjeje të mirë me tre vende të dyta dhe një të tretë në pesë garat e para, konkurenca nga McLaren, Mercedes dhe Ferrari ka sjellë një paraqitje të dobët nga meksikani. Në 6 garat e fundit përfshi eventin Sprint në Austri, Perez ka grumbulluar vetëm 15 pikë, në kontrast me Max Verstappen që ka realizuar 119. Team principal Christian Horner e ka bërë të qartë mëse një herë që Red Bull ka nevojë për më shumë pikë nga Perez, sa më shpejt të jetë e mundur.
-Merkato e pilotëve nuk pushon
Nëse Perez do të vazhdojë me këtë formë, ai nuk e ka të sigurtë vendin në sezonin e ri. Ndërkohë në pritje të vitit 2025, Mercedes, RB, Haas, Alpine, Sauber dhe Williams, nuk kanë ende skuadrën e plotë. Carlos Sainz mbetet në qendër të diskutimeve dhe bisedimeve – me ndikimin e Toto Wolff që nuk e fsheh interesimin e Mercedes për spanjollin. Daniel Ricciardo, Esteban Ocon, Valtteri Bottas, Zhou Guanyu dhe Logan Sargeant janë gjithashtu në kërkim të një kontrate për të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU: