5 humbësit e fundjavës së F1 në Holandë
Max Verstappen – Kampioni i Botës në fuqi zgjati serinë negative në 5 gara pa fitore duke mos pasur ende një përgjigje për Norris dhe McLaren si në Prova ashtu dhe në garë. Si rezultat ai nuk përsëriti sukseset e 3 viteve të fundit në Zandvoort.
Alex Albon – u shfaq konkurues të shtunën duke u renditur në vendin e 8’të për rezultatin më të mirë të Williams këtë sezon. Por nuk ishte në gjëndje të kapitalizonte paraqitjen në garë pasi u skualifikua për thyerje të rregullave në ndërtimin e shasisë së makinës.

Mercedes – erdhi në Zandvoort në një formë shumë të mirë pas fitores në 3 nga 4 garat e fundit. Mirëpo në Provat Zyrtare, Lewis Hamilton nuk arriti në sesionin e 3’të ndërsa në garë përfunduan në vendet 7 dhe 8.
Esteban Ocon – nuk ishte në gjëndje të kuptonte ndryshimin e makinës mes Spa – ku përfundoi në zonën e pikëve dhe Zandvoort ku ishte e vështirë të mbahej në pistë.

Red Bull – dështoi të përsëriste 3 sezonet e fundit në Zandvoort – duke u renditur në vendin e 2’të me Verstappen në podiumin e 2’të në 5 garat e fundit. Ndërsa Sergio Perez përfundoi mes 5 të parëve për 1’ën herë nga Miami. Ndërsa skuadra në 4 garat e fundit ka marrë vetëm 79 pikë, aq sa Ferrari, 1 më pak se Mercedes dhe 57 më pak se McLaren.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë