5 momente historike të garave Sprint në Formula 1
Që prej debutimit në vitin 2021 në F1, eventet Sprint kanë rezervuar disa momente të paharrueshme të cilat do ti përmendim më poshtë…
-Xhiro heroike e Alonso’s në “Great Britain GP” të vitit 2021

Në garën e 1’rë Sprint në Silverstone, Fernando Alonso u rendit në vendin e 11’të për for Alpine. Sapo u fikën semaforët, spanjolli filloi sulmin e tij dhe nga kthesa e 3’të la pas Sergio Perez, Lando Norris dhe në përfundim të xhiros së 1’rë ai kishte rekuperuar 6 vende duke u renditur i 5’ti.
-Hamilton në sul nga fundi i garës në Brazil 2021

Momente të paharrueshme dhuroi Leëis Hamilton në vitin 2021 në Sao Paulo. Pas skualifikimit të së premtes ai u nis i fundit në Sprint’in e të shtunës. Një garë e çmendur e britanikut që në përfundim të 24 xhirove u rendit i 5’ti pas një beteje intensive për titull me Red Bull & Max Verstappen.
-Russell luftoi për fitoren në Brazil 2022

Drama nuk ka munguar asnjëherë në garën Sprint në Sao Paulo. Dhe në vitin 2022, Kevin Magnussen i shock’oi të gjithë në pole position me Haas. Beteja e danezit ishte me Verstappen por Magnussen nuk ja doli ta mbante pas holandezin. Verstappen e parakalon Haas por nuk kishte llogaritur presionin nga Mercedes dhe George Russell. Në xhiron e 15’të, britaniku merr kreun në kthesën 4 dhe prej aty siguroi fitoren e 1’rë Sprint.
-Piastri fiton në Katar 2023

Oscar Piastri është një pilot i shpejtë që podiumin e 1’rë e arriti në debutim në “Japanese Grand Prix” në Shtatorin e vitit 2023. Australiani e ruajti këtë momentum edhe në Katar ku fillimisht vendosi pole position në Sprint dhe pas dy futjeve të Safety Carai mbajti pas Verstappen dhe Norris për këtë fitore.
-Verstappen vs Norris vs Piastri, Austria 2024

Kur flasim për Verstappen dhe binomin e McLaren nuk mund të harrojmë eventin Sprint të këtij viti në Austri. Ndërsa Verstappen u nis në krye, u parakalua nga Norris në xhiron e 5’të pas një manvre në kthehsën 3. Megjithatë Verstappen nuk u dorëzua dhe në kthesën 4 kompromentoi garën e Norris’s dhë në dalje të saj përfitoi Piastri. Monte tensioni në tek McLaren por Norris dhe Piastri ruajtën pozicionet e tyre ndërsa Verstappen ja doli të fitonte.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë